Të hënën nis shkolla! Por ja‘vetëdeklarim’ për COVID-in që duhet të plotësojne çdo ditë

Neser fillon viti i ri shkollor dhe te gjithe jane skeptik per ti derguar femijet ne shkolla.

Por Ministria e Arsimit i ka ngarkuar atyre që të deklarojnë “nëse janë të prekur me COVID, ata vetë ose familjarë” dhe duhet te mbushin kete formular.

E gjitha do të shkruhet mbi një formular që do të plotësohet çdo ditë nga nxënësi dhe fëmija dhe do duhet t’u dorëzohet mësuesve para se të hynë në shkollë.

Formulari nuk bën një diferencim midis nxënësve të shkollave fillore dhe atyre 9-vjeçare, pra si një nxënës i klasës së parë ashtu edhe një i klasës së nëntë do të duhet të plotësojë këtë formularë dhe të dy kanë të njëjtën përgjegjësi.

Mbi të gjitha, formulari shton koston për prindërit, edhe pse jo shumë e lartë.