Të gjitha vajzat do donin të ishin në vendin e Arbanës, ky është dedikimi romantik që i bëri Eduarti

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nje nga ciftet me te perfolura te showbizit, dyshja këtë fundjave siç duket e kanë kaluar të ndarë, por pa e harruar njëri-tjetrin duke udhetuar ne vende te ndryshme.

Arbana ka zgjedhur të pushojë në jug ndërsa Eduarti ka zgjedhur të kalojë disa ditë aventuriere në veri të Shqipërisë me biçikletë, së bashku me miqtë e tij ne keto dite korriku.

Ai ndodhet ne Theth, përmes disa postimeve në Instagram ka ndarë me miqtë e tij pamje mahnitëse ku mbi foto si shkruan se bukuritë e tyre vetëm Arbana Osmani mund t’i konkurrojë.

“Vetëm t’i i konkurron këto vende kaq të bukura, Arbana Osmani.”– ka shkruar Eduarti. Ky postim nga regjisori vjen vetëm pak kohë pas postimit të moderatores e cila me një foto të hënës shkruante: Më mungon, Eduart Grishaj, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

I urojme dite te bukura.