Tavë me speca, domate dhe vezë në vetëm 30 minuta

Një tavë e shpejtë, e shëndetshme dhe pa gluten. E përgatitur me domate dhe speca të freskëta, vjen si një zgjidhje perfekte për drekë ose për darkë. Gatuajeni në këtë mënyrë.

Përbërësit:

4-5 feta bukë (rreth 2 gota të prera në kube)

2 gota speca të grirë

2 domate

1-2 lugë gjelle vaj ulliri

6 vezë

1 gotë qumësht bajame/ tjetër

1 lugë çaji erëza të përziera

1 lugë gjelle borzilok i grirë

60 gram djathë (provolone)

Përgatitja:

Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 176 gradë Celius. Spërkatni një tavë më pak vaj për gatim.

Vendosni në tavë një shtresë me bukë të prerë në kube. Mbi to vendosni një shtresë tjetër me speca të prera në copa të vogla, domate të prera në feta, djathë, ½ lugë gjelle borzilok. Spërkatini me vajin e ullirit.

Në një tas kombinoni vezët, qumështin dhe erëzat e përziera. Rrihini mirë me një rrahëse kuzhine.

Hidheni përzierjen mbi shtresat me perime dhe bukë dhe vendosini në furrë. Piqini për 30-35 minuta.

Largojeni nga furra dhe shërbejeni me borzilokun e mbetur.