Eshte bere studim në muajin maj, i cili tregoi se gjysma e popullsisë mund të ketë një lloj imuniteti ndaj koronavirusit dhe kjo eshte e dukshme jo te gjithe kane te njejta simptoma.
Shkencëtarët raportuan raste të fenomenit në Britani, Gjermani, Hollandë dhe Singapor ku jane bere shume teste dhe jane pare qe virusi sillet ndryshe me persona te ndryshem.
Shkencëtarët dyshuan se kjo “memorje” e imunitetit ishte e lidhur me ata njerëz që kishin luftuar më parë ftohjen e zakonshme. Një studim i botuar të martën në revistën Science përshkruan se si studiuesit nga Instituti La Jolla për Imunologji kërkuan të gjenin prova që mbështesin këtë teori.
Studiuesit thonë se qelizat T mbajnë mend infeksionet e shkuara për dekada pasi një person ka pasur një sëmundje të caktuar. Në mostrat që ata analizuan, gjetën prova të qelizave T “të trajnuara” për të luftuar viruset që lidhen me ftohjen e zakonshme. Ata gjithashtu u befasuan kur panë që shumë nga qelizat T në mostër gjithashtu njohën COVID-19 pa qenë të ekspozuara ndonjëherë drejtpërdrejt ndaj tij.
Falë studimeve të tyre, studiuesit zbuluan që, të paktën në subjektet nën ekzaminim (njerëz që kishin një kzhvillim normal të sëmundjes, pa u shtruar në spital), sistemi imunitar kishte prodhuar qeliza Cd4 T, thelbësore për zhvillimin e antitrupave.
Por zbulimet, siç u shprehën studiuesit, nuk mbarojnë këtu. Në grupin e ekzaminuar, në fakt ka subjekte që janë imunë, pavarësisht se nuk kanë rënë në kontakt me koronavirusin.
Gjatë studimit shkencëtarët kryen gjithashtu teste në mostrat e gjakut të mbledhura në periudhën midis viteve 2015 dhe 2018, shumë përpara se të fillonte qarkullimi i koronavirus. Në shumë raste, studiuesit kanë gjetur një reagim të fortë të qelizave T (përgjegjëse për reagimin imunitar) ndaj virusit, pra një lloj imuniteti paraprak. Gjithsesi në çdo rast, gjithçka mbetet akoma për tu verifikuar.