Spitalet po mbushen serisht. Rama ben deklaraten e forte per javet ne vazhdim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëron se vjeshta e dimri do të jenë të vështira për shkak të situatës me pandeminë.

Rama thotë se lufta nuk ka mbaruar ende dhe varianti Delta vetëm sapo ka nisur të rimbushë shtretërit.

“Lufta nuk ka mbaruar, vjeshta e dimri mund të jenë të vështirë, por janë shpëtuar dhjetëra mijëra jetë. Shqipëria po rikonfirmohet si destinacion me potencial të madh turistik për dekadën.

Pandemia dhe hallet që erdhën dhe me tërmetin nuk kana dhanë mundësi të investonim sa do donim në turizëm. Duke mbajtur mirë shënim, për mangësitë tona ende të konsiderueshme në turizëm. Tek plehrat apo papastërtisë ku duhet ndërruar,”-u shpreh Rama.