Çfarë do ndodhë me motin deri më datë 10 shtator? Lajda Porja sapo na paralajmëroi…

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë me dije se nfundjava do të sjellë sërish temperature të larta ndërsa thekson se fillimi i muajit shtator po ashtu do ketë me temperature të favorshme për plazh.

‘’Deri në 25 gushti ka pasur temperatura eksremisht të larta.Fundjava do të sjellë rritje të temperaturave. Gushti do të mbyllet me mot jo shumë të nxehtë, por të favorshëm për bregdet. Shprehja gusht e gunë do të jetë vlefshme për ditët e fundit të gushtit.

Do të kemi vjeshtë të vonuar. Të paktën deri më 10 shtator do të ketë temperature të favorshme, 33-34 gradë Celsius. Do të ketë dhe vlera mbi 35 gradë. Një verë të zhvendosur. Shumë pak reshje, ditë sporadike dhe shumë pak mund të preket zona e bregdetit. Do të jenë temperature shumë të favorshme deri më 10 shtator për të bërë plazh. Shtatori do të ketë shumë temperature të favorshme për të bërë plazh. ‘’- tha Porja.

Sipas Porjas, këtë fundjavë do të ketë rritje temperaturash teksa rreshje shiu priten që sot pasdite kryesisht në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë.

‘’Parashikohet nga nesër dhe në vijim dhe në fundjavë të ketë rritje. Në fakt reshjet kanë nisur që mbrëmë, në orët e pasdites do të ketë reshje në zonat veriore dhe qendrore, jugu ka pasur vranësira, por jo reshje. Pasdite parashikohen reshje në gjithë territorin.’’- saktësoi ajo.