Erion Dasho, Specialisti i Shëndetit Publik, thotë se shqiptarët i pret një dimër i vështirë në vazhdim.
Tek pacientet me COVID, 80% deri 85% e pacientëve shë.rohen vetë ndaj detyra e mjekut të familjes është të mos u japë medikamente të panevojshme dhe t’u rekomandojë kur duhet shtrimin në spital ne rastet kur mund te kenë komplikacione, pasi ai thotë se këtu hyn në lojë teknologjia, shkenca dhe heroizmi.
Në një postim në rrjetet sociale, Dasho ka terhequr edhe nje here vëmendjen me shkrimin e tij :
“Nga 15% e pacientëve që përfundojnë në spital, pjesa më e madhe kanë nevojë për trajtim të komplikacioneve kryesisht me antibiotikë dhe antikoagulantë.
Pothuajse të gjithëve u nevojitet oksigjen në sasi dhe presione të ndryshme. Me menaxhim të mirë edhe këta pacientë në pjesën dërrmuese shërohen.
Fatkeqësisht, për shkak të moshës dhe të sëmundjeve bashkëshoqëruese, si dhe në një numër të vogël rastesh për arsye ende të paqarta, një pjesë e pacientëve komplikohen dhe kanë nevojë për kujdes intensiv. Këtu hyn në lojë teknologjia, shkenca dhe heroizmi.
Së pari, këta pacientë nuk kanë nevojë për mure të lyer dhe oborre spitalesh me bar, por për pajisje serioze.
Së dyti, këta pacientë kanë nevojë për mjekë, infermierë dhe terapistë respiratorë me njohuri dhe aftësi bashkëkohorë dhe jo për protagonistë facebooku dhe instagrami.
Së fundi, këta pacientë shpesh kane nevojë të improvizohet, në këta pacientë minuta bën diferencën, në këta pacientë jo rrallë të shpëton intuita dhe jo protokolli.
Çdo vend i përgjegjshëm, çdo komitet i përgjegjshëm, çdo ministri e përgjegjshme analizon të dhënat me qëllim që të kuptojë ku vepron mirë dhe ku gabon, për të përmirësuar cilësinë e kujdesit në javët dhe muajt që do të vijnë.
Ky quhet përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe është një nga shtyllat e mjekesisë moderne.
Shqiptarët i pret një dimër i vështirë. Shumë jetë do të kenë nevojë të shpë.tohen…”