Lajm i mire per shqiptaret, ja si dhe sa shpejt mund te merrni nënshtetësinë italiane

Italia tashme ka njoftuar se ka reduktuar kohën për marrjen e nënshtetësisë italiane nga 4 në 3 vjet.

Ky lajm imire vjen si pjese e disa modifikimeve të fundit të ndërmarra nga qeveria italiane kundrejt dekreteve mbi sigurinë e rendin publik të miratura në kohën kur Matteo Salvini mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Keshtu qe sipas ndryshimeve te reja kohëzgjatja e ekzaminimit administrativ të kërkesës për marrjen e nënshtetetësisë italiane do te ulet nga 48 muaj në 36 muaj.

Para disa vites, deri më 4 tetor 2018 kjo procedurë zgjaste vetëm dy vite por me kërkesë të ministrit të Brendshëm në qeverinë Conte 1, Matteo Salvini, afati 2 vjeçar sipas tij ishte mjaft i pakët për të analizuar të drejtën e natyralizuar të emigrantit për të marrë nënshtetësinë italiane dhe ndaj u zgjat ne 4 vite.

Sipas ligjit qe este në fuqi, nënshtetësia italiane merret pas një rezidence 10 vjecare me leje të rregullt qëndrimi në territorin italian e me përmbushjen e kërkesave të tjera ekonomiko-administrative të jetesës në Itali.

Por Lëvizja globale “ActionAid” për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve e të drejtave humane shprehet e pakënaqur nga ky ndryshim sepse mund të bëhej më shumë në rishikimin e dekreteve të Salvini, ka deklaruar me një komunkatë për mediat.

“Ndaj së drejtës së nënshtetësisë italiane nuk ka një sjellje reformuese konkretet për faktin e thjeshtë se kohëzgjatjen e praktikës burokratike për marrjen e nënshtetësisë nuk u soll në formën e saj të mëparshme 2 vite siç ishte parashikuar në qeverinë Conte 1”.tha LevizjaActionAid

Ndryshimet e reja janë strukturuar në 12 nene që shumë shpejt priten të diskutohen e më pas të aprovohen në Parlamentin italian.

Deputeti i zgjedhur nga diaspora italiane i forcës politike “Italia Viva”, Massimo Ungaro, shprehet se “Parlamenti italian do të përmirësoj këto ndryshime e sidomos në temën e nënshtetësisë italiane.”
Por gjithashtu ai kujton se mbetet ende pa zgjidhje çështja e së drejtës së nënshtetësisë për emigrantët e brezit të dytë, “Ius culturae” që do të mundësoj marrjen e nënshtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur, janë rritur e shkollohen në Itali.Alba Kepi Ora