Home TE NDRYSHME Sizmiologu i njohur paralajmëron goditje të forta tërmeti gjatë 48 orëve të...

Sizmiologu i njohur paralajmëron goditje të forta tërmeti gjatë 48 orëve të ardhshme.Kujdes

35
0

Priten lekundje te tjera termeti ndaj duhet te jeni te kujdesshem ne oret qe do te vijne.

Keto jane fjalet paralajmëruese te sizmiologut të njohur grek, Vassilis Papazachos, i cili ka thënë se goditjet që tronditën Turqinë dhe Greqinë do të shoqërohen me lëkundje te tjera ndaj me shume kujdes.

Nisur nga kjo, ai apelon qytetarët që të mos futen në banesa, të cilat mund të shemben nga lëkundje më të forta.

“Do të ketë një sekuencë të madhe pas tronditjesh, pas lëkundjesh që do të zgjasin për muaj të tërë, por me intensitet të madh në 48 orët e ardhshme dhe patjetër javën e ardhshme. Ekziston një mundësi që disa goditje të tjera të ndodhin pas tërmetit”, tha eksperti.

Sipas tij, “tërmetet e kësaj shkalle mund të sjellin fare lehtë një tërmet tjetër po kaq të fortë. Çdo ndërtesë që ka dëmtime nuk duhet të banohet deri sa të vlerësohet nga inxhinierët”