Situata mjaft serioze. Mjeku Pipero del i alarmuar dite e sotme , lëshon thirrjen urgjente: Brenda 2 javëve do…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka postuar diten e sotme nje mesazh ne facebook ku ka deklaruar se situata ndaj koronavirusit është mjaft serioze dhe duhet te jemi mjaft vigjilent.

Mendoj se rritja e numrit të rasteve ka ardhur për arsye të neglizhencës, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokolleve të caktuara. Me hapjen e vendit qytetarët menduan se virusi u largua duke mos i respektuar me masat, tha Pipero. Nder te tjera ai thote se situata aktualisht është mjaft serioze.

Situata është serioze. Serioze sepse kemi një numër të lartë infektimesh, kemi një numër të lartë të shtruar në spitalin Infektiv. Mjeku iu ben thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën pasi ajo është e vetmja mbrojtëse që kemi.

Maska është e vetmja mbrojtëse që kemi aktualisht. Maska e redukton nga 70% deri në 90% transmetueshmërinë e virusit. Unë iu bëj thirrje qytetarëve që të mbajnë maska, jo vetëm në ambjentet e mbyllura po ta mbajnë maskën me vete.

Po mbajtëm maska brenda dy javëve situata do të përmirësohet. Të mbahen maskat në ambjente të mbylluara, në vendet ku ka grumbullime, të mbahet me vete kudo tha Pipero.