Home TE NDRYSHME Situata duket e rënduar, vendi drejt IZOLIMIT, bllokohet qarkullimi për 7 orë,...

Situata duket e rënduar, vendi drejt IZOLIMIT, bllokohet qarkullimi për 7 orë, karantinë për vendet fqinje

101
0

Duke u bazuar ne shifrat e te infektuarve dhe meqe situata eshte renduar, qeveria e Kosoves ka marre masa te rrepta sigurie per te parandaluar perhapjen e virusit dhe keshtu nga ora 22:30 e deri ne 05:00 eshte njoftuar edhe zyrtarish se do te ndalohet qarkullimi.

Lajmerimi nis qe me 28 korrik 2020 dhe behet me teper në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë përveç disa rasteve te caktuara si urgjencat shendetesore apo rastet e hidherimeve.

Kjo eshte bere zyrtare pasi edhe eshte shenuar numri rekord i rasteve, 276 raste te reja dhe 8 jete te humbura brenda24 oreve.

Dokumnti publik i njoftimit eshte ky:

”Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë përveç:

Në raste urgjente shëndetësore;

Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;

Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimate dhunës familjare;

Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar)”.