Klearhos Marousakis, sinoptikan i televizionit grek Mega paralajmëron se cikloni qe perfshiu Greqine do rikthehet ditët e ardhshme ne pjese te tjera te vendit fqinj.
Keshtu duke pare hartat qe tregon sinoptikan grek, duket e rrezikuar edhe Shqiperia e jugut si edhe zona veri-perendimore qe korrespondon me Lezhen dhe Shkodren.
Ai thote se gjate kesaj fundjave, te shtunen moti i keq do te perfshije Greqine me shira dhe stuhi te medha ne perendim dhe verilindje te vendit.
Ndersa permbytje sipas tij rrezikon te paraqese ne Jon, ne zonen e Epirit dhe Peloponezit perendimor por edhe Maqedonia Lindore, Traka dhe ndoshta Egjeu verilindor.
Prandaj specialisti kerkon organizim para se te jete vone.
“Eksperienca ka treguar se paralajmërimet e minutës së fundit nuk janë të mjaftueshme për të organizuar qytetarët dhe autoritetet shtetërore. Kjo është arsyeja pse ne kemi kohë ne sigurohemi që secili nga ana e tij të bëjë atë që duhet”, thotë sinoptikani.