Si te pergatistni tave te shijshme me makarona

Si të bëni tavën më të mirë të makaronave në furrë
Makaronat e pjekura në furrë, janë një nga ushqimet më komforte. Po të gatuhen mirë, kjo recetë klasike është kombinimi perfekt i djathit, brumit, salcave, nxehtësisë dhe kripës. Së bashku me një shishe verë të kuqe, kthehet në një vakt mrekulli.
Përdorini këto këshilla që të bëni tavën me makarona më të shijshme në botë:
Mos i gatuani shumë makaronat
Që të shmangni masat si qull, mos i zieni shumë makaronat. Lërini vetëm 5 minuta para se t’i kulloni dhe t’i përzieni me salcat. Për shkak se do të përzihen me salcat e nxehta dhe do të vazhdojë të gatuhet në furrë, mbani mend të mos e zieni shumë.
Bëni 2 salca
Një salcë e kuqe është tradicionale pothuajse në të gjitha gatimet, por kjo nuk do të thotë që duhet të ndaloni këtu. Në vend të marinadës me rikota, përdorni djathin. Rikota bëhet si sfungjer i thatë kur piqet. Ndaj bëni 2 salca: të kuqen dhe salcën beshamel.

Provoni gjithçka
Keni shumë pjesë të veçuara në një tavë me makarona, salcën e kuqe dhe të bardhë, djathin dhe vetë makaronat. Sigurohuni që të provoni çdo përbërës para se ti përzieni dhe ti hidhni në tavën e furrës. Mbani mend që shumë përbërës kanë kripë, kështu që kujdes me kriposjen dhe erëzat.
Kujdes me pjekjen!
Piqeni në temperaturë 176 gradë celsius për 15-20 minuta, kjo do t;ju sigurojë që të merrni një tavë makaronash që nuk është djegur në majë dhe pak e ujshme poshtë. Pas kësaj kohe, fikeni sobën dhe vendoseni në opsionin “broiler”. Nuk duhen më shumë se 4 minuta, që të merrni atë pamjen e bukur sipër tavës tuaj të preferuar.
Lëreni të pushojë para se ta ndani
Lëreni të pushojë nga 5 deri në 10 minuta, pasi kjo do t’i japë mundësi salcës që të “përfshihet” sa më mirë me makaronat. Për më tepër që është e nxehtë, një gjuhë e djegur nuk do të ketë mundësinë të shijojë një pjatë kaq të shijshme.