Home TE NDRYSHME Si ka lëvizur “Liqeni i Ftohtë”, meteorologu grek: Qëndroni të vëmendshëm këto...

Si ka lëvizur “Liqeni i Ftohtë”, meteorologu grek: Qëndroni të vëmendshëm këto 48 orë

187
0

“Liqeni i Ftohtë” i cili përfshiu për disa ditë Europën qendrore duke shkaktuar katastrofë natyrore ka mbërritur tashmë në rajon. Meteorologu grek Klearchos Marousakis ka deklaruar se kjo dukuri natyrore duhet mbajtur në vëmendje në 48 orët e ardhshme.

Moti i paqëndrueshëm do të shoqërojë rajonin edhe përgjatë të hënës. “Dje kemi pasur stuhi të forta në rajonin e Thesalisë, madje kemi pasur probleme në nivelin lokal. Temperatura ka rënë edhe në pjesën jugore të vendit”, ka deklaruar ai.

Sipas Marousakis, fenomenet e shkaktuara nga “liqeni i ftohtë” do të zhvendosen në pjesën qendore dhe veriore të kontinentit.

“Sot dhe nesër ka nevojë për vëmendje. Nuk përjashtohet që fenomenet të shoqërohen me breshër, dhe erërat të forcohen në nivel lokal”.

Ditën e sotme parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje lokale shiu dhe stuhi sporadike veçanërisht në orët e mesditës. Temperatura do të bjerë lehtë, në perëndim dhe në jug do të arrijë 31 deri 32 gradë Celsius dhe në pjesën tjetër 33 deri 35 gradë.

Sipas meteorologëve, “liqeni i ftohtë” do të zgjasë deri në mesditën e së mërkurës, ndërsa më pas pritet një kthesë. Të dhënat e para të parashikimit tregojnë se një valë e re e nxehtësisë po vjen nga e diela e ardhshme dhe temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius. m.v/abcnews.al