Si ju dukem si afgan? Blendi Fevziu bën lëmsh rrjetin: Po emrin si ta vë

Sinjali jeshil për pritjen e afganëve në Shqipëri ka nxitur faqet e rrjeteve sociale që të modifikojnë personazhe të njohur të ekranit. Një prej tyre ka qenë edhe moderator Blendi Fevziu, të cilit i kanë vendosur veshjen tipike të afganëve dhe e kanë bërë me mustaqe.

Ky editim i ka përlqyer Fevziut, i cili e ka postua në profilin e tij në Facebook dhe ka kërkuar që ndjekësit t’i gjejnë një emër.

“Që më shkon, më shkon. Po emrin si t’ja vë?”- pyet Fevziu dhe kaq kanë dashur komentuesit.

“Fejzullah, Karamurat Fevziu Blendmahmut el Fevzioxhad, Blendi Karzai ,”- janë disa nga emrat me të cilët e kanë pagëzuar ndjekësit Fevziu, por nuk dihet cili prej tyre i ka përlqyer moderatorit.