Altin Sulku, është një ndër zërat më të veçantë të tregut muzikor shqiptarë.
Ai ka zbuluar detaje për familjen.
Zoti e ka bekuar me një djalë. Një shpirt i bukur si i Altinit ecën me parimin: Bëj mirë, se çdo gjë që del nga zemra shkruhet atje lart!
Sulku ka kënduar edhe pa pasur përfitime monetare, thjeshtë për të kënaqur fansin e tij. Ndoshta pas një kohe jo shumë të gjatë artistit do i kthehet gjithçka mbrapsht. Fundja për sa kohë ai është ndër këngëtarët më të suksesshëm dhe ka një familje të lumtur i është kthyer gjithë e mira.
“Jeta ime përtej ekranit është shumë e qetë. Kam një familje të mrekullueshme dhe më ka gëzuar Zoti dhe me një djalë, që quhet Roal. Emrin i djalit është bashkim emrash, pasi bashkëshorten e quajnë Rolanda, mua Altin, kemi marrë shkronjat e para të emrave tanë. Familjen e kemi të madhe, jemi 7 fëmijë, 4 vëllezër e kemi 3 motra dhe sa mirë që i kam, pasi jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kemi qenë gjithmonë aty kurdo, për çdo nevojë i jemi gjendur vëllezërve dhe motrave”./gsh