Shqiptarja i tha ”Po ik moj ti ke ngrënë sufllaqe”, Arbana Osmani ia bën 8 me 2: Po unë ku ta gjej…

Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit një tjetër recetë duke i treguar përmes videove si të gatuajnë cheesecake me salmon. Arbana tregoi se vetë duke qenë se është në dietë e ha salmonin mbi tost me avokado.

Ndërkohë një ndjekëse gabimisht i ka dërguar një mesazh Arbanës ku i shkruan: “Bën kjo katunarja, sikur çfarë ka bërë, sikur nuk e dimë ne. Kur hanim ne avocado a salmon, kjo hante sufllaqe”, mesazh të cilin me siguri do ia dërgonte ndonjë mikeshe.

Arbana nuk ia la mangët një përgjigje duke ia publikuar mesazhin në Instastory. “Ka ca që më vd es in pastaj. Nga seria “doja me ia nis një shoqe, po ta nisa ty gabimisht”. Unë v d es për sufllaqe. Ku ta gjej ta ndë rroj salmonin me sufllaqe”, shkruan Arbana.