36 vjeçari shqiptar shkon të lahet në lumë në Itali ditën e sotme. Gjendet i pa jetë

0
78

ITALI- Në pak orë, një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë në Itali. Ergys Hida,36 vjeç u gjet i pajetë në lumë dhe paraprakisht dyshohet se ai u ndje keq në momentin që hyri në ujë për t’u larë e për pasojë ndërroi jetë.

Hida, sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, kishte një dyqan tatuazhesh në rrugën Tessitura.

I riu mësohet se ishte larguar nga banesa e tij dhe po flinte në makinë. Në fakt prindërit, mbrëmjen e së hënës kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij.

Trupi i pajetë u gjet pasditen e së martës, i mbytur në rrjedhën e lumit Noncello.

Autoritetet paraprakisht dyshojnë se ndarja nga jeta e 36-vjeçarit ka qenë për shkaqe natyrale./