Shqiptari i ve flaken pasaportës britanike: U riktheva shqipe (VIDEO)

Një shqiptar ka bërë një veprim të cuditshem ndaj pasaportes së tij britanike. Ai i ka dërguar një video redaksisë së JOQ Albania, ku shihet teksa djeg me një çakmak pasaportën britanike.

Me anë të videos, shqiptari i përçon edhe një mesazh shumë të fortë të gjithë bashkëkombësve të tij. Ai thekson se ka shumë shqiptarë që djegin pasaportën e vendit mëmë, por ky ka bërë një tjetër veprim komplet të kundërt.

Shihet mjaft qartë se si ai i ka vënë flakën pasaportës britanike.

“Na e shpifën këta shqiptarët, tu djeg pashaportën shqiptare. Që sot e hoqa nënshtetësinë britanike”,dëgjohet teksa flet ne video.