Shqipëria dy muaj e gjysmë në izolim, Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë ndodh nga dita e hënë

Sot nga Parlamenti i Shqiperise Kryeministri Edi Rama, ka dhene lajmim se brenda majit e gjithë Shqipëria do të hapet, madje edhe kufijtë do te jen te lire te presin turiste.

Me tej Rama duke folur për situatën e koronavirusit në vend, ndërthurur edhe me debatin për çështjen e shembjes së Teatrit, ai deklaroi se meqë teatrin e politikës e ka pushtuar politika për Teatrin, ky është një lajm shumë i mirë.

Sipas tij, nëse ata si qeveri nuk do të kishin bërë gjërat e duhura mund të mos takoheshin në Parlament tashme por të ishin duke numëruar jetët e humbura, të semurët dhe madje kolapsin në kushtet e një përballje, gje te cilen edhe shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën.

Rama i prekur ka kujtuar edhe nje ngjarje personale

“Jeta më ka çuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masachusets, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se çfarë ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi. Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë.

Përderisa ne ia dolëm. Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”, deklaroi kreu i qeverisë.

Mirepo gjithashtu ai tha se nëse do të kthehet një valë e dytë e virusit, sipas tij do të jetë më e rëndë.