Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sot ka reaguar menjehere për nje çështje që ka shqetësuar opinionin publik.
Shqetesimi eshte i lidhur me një email që ka mbërritur në adresat e shumë mësuesve dhe prindërve, duke i njoftuar se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19, dhe ky email me sa duket ka bërë xhiro në rrjet.
Emaili i derguar neper shume adresa dhe që publikohet më poshtë, njofton se sipas ministres, procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike do te mbyllet duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore.
Por si është e vërteta?!
Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, u be e ditur dhe ndërkohë që u konfirmua edhe zyrtarisht se ky email nuk është i vërtetë, por ishte email i rremë.
Nga MSH burimet e sigurta e përgënjeshtruan faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është falso.
Shikoni emailin e rremë: