Kryemistri i Italisë merr vendimin e madh për udhëtarët, ja cdo ndodhi me kufirin pas 13 Tetorit

Kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, para disa ditesh kanë nëshkruar një dekret për kufizimet e reja qe do te duhet te ndiqen për të përballuar shtimin e rasteve me Covid-19. Dekreti përcakton rregullat e reja për udhëtimet drejt Italisë.
Në të është specifikuar se cilat janë shtetet, për të cilat është e nevojshme për t’ju nënshtruar testit të Covid-19 për të hyrë në Itali, ato që e kanë me detyrim survejimin shëndetësor dhe vendet të cilat e kanë të ndaluar hyrjen në Itali.

Per sa i takon vendet që e kanë të ndaluar të hyjnë në shtetin fqinj, dekreti i ri i 13 tetorit cakton me një listë precize se cilat shtete nuk mund të hyjnë në Itali. Në këtë listë përfshihen: Armenia, Bahrein, Bangladeshi, Bosnja Hercegovina, Brazili, Kili, Kuvait, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Omani, Panamaja, Peru, Republika Domenikane, Kosova, Mali i Zi dhe Kolumbia. Gjithashtu është e ndaluar hyrja për personat që kanë qenë tranzit ose që kanë qëndruar në këto shtete në 14 ditët e fundit.
Gjithashtu në këtë listë përfshihen të gjitha shtetet që nuk janë përmendur as në listat e tjera, që do të thotë se në të bën pjesë edhe Shqipëria. Këto ndalime mund të hiqen për punë, studim ose nevoja shëndetësore, për urgjenca absolute ose për kthimin në shtëpi apo vendbanimin e dikujt tjetër.

Për më tepër, ndalimi nuk është i vlefshëm nëse personi i cili mbërrin nga këto vende (ose ka kaluar nëpër to në 14 ditët e mëparshme) është një shtetas i Bashkimit Evropian ose i një shteti që i përket zonës Shengen ose një anëtar i familjes. Gjithashtu kjo vlen edhe për një person që do të shkojë në shtëpinë e dikujt tjetër, edhe nëse nuk bashkëjeton me të (por gjithmonë nëse është shtetas evropian ose pjesë e zonës Shengen) me të cilin vërteton se ka një lidhje emocionale të qëndrueshme.

Ndersa për qytetarët që vijnë nga shtetet të cilave u përmendën më sipër ekziston edhe detyrimi për të deklaruar arsyen e mbërritjes së tyre, për të lejuar autoritetet të verifikojnë nëse kjo është pjesë e përjashtimeve të lejuara.

Siç është parashikuar, për disa vende ekziston një detyrim për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim. Për ata që mbërrijnë (ose qëndruan 14 ditë para hyrjes në Itali) nga vendet e mesiperme ose nga një prej vendeve në të cilat ndalimi është në fuqi, duhet t’i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit për 14 ditë.