Home TE NDRYSHME Shkolla do te nis në 14 shtator? Zbulohen tre skenarët qe do...

Shkolla do te nis në 14 shtator? Zbulohen tre skenarët qe do perdor ministria e arsimit

100
0

MINISTRJA

Mësimi i kombinuar, një praktikë që disa shtete e kanë përqafuar tashmë, është përmendur edhe nga ministrja jonë e Arsimit, Besa Shahini. I fundit prononcim për këtë çështje daton në 2 korrik, kur shifrat e pandemisë ishin më të qëndrueshme dhe paralajmërohej mësimi i kombinuar në dy variantet e mësimdhënies: online dhe në shkollë.

“Viti i ri shkollor fillon më 14 shtator, ashtu siç është planifikuar, por nuk do të jetë njësoj si përpara pandemisë.

Ne po zhvillojmë dhe thellojmë politikat e asaj që quhet mësim i përzier, ku një pjesë e mësimit do të zhvillohet në shkollë dhe një pjesë do të vijojë të mbetet online dhe do të zhvillohet edhe në kanalin RTSH shkolla.

Pra, do të bëhet një kombinim ku pjesët që duhet domosdoshmërisht të kryhen në shkollë do të bëhen në shkollë dhe pjesët e tjera do të alternohen”, sqaroi ministrja asokohe, duke mos dhënë asnjë detaj mbi modalitetet e mësimit të përzier.

Por, që prej 2 korrikut, nuk ka asnjë informacion më shumë.