Shkencëtari dhe virologu i njohur gjerman, Christian Drosten ka thene se një tjetër pandemi mund të ‘mbërthejë’ botën. Ai tha se virusi i quajtur Mers-CoV, është një “kandidat” për t’u bërë pandemia e radhës.
Shkencëtari bëri me dije se po krijon një grup të ri pune, me qëllim studimin e virusit të ri që pritet të shfaqet, ndërsa theksoi se pandmeia aktuale ka marrë gjithë vëmendjen e studiuesve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota.
Virusi Mers (Sindroma respiratore e Lindjes së Mesme) bën pjesë në grupin e koronavirusëve dhe u shfaq për herë të parë në vitin 2012 në Gadishullin Arabik.
Ashtu si Covid-19, Mers shkakton infeksione të frymëmarrjes, prandaj OBSH e ka përfshirë këtë virus në listën e “sëmundjeve prioritare”, të cilave duhet t’u kushtohet vëmendje e posaçme.
Megjithate keto jane hipoteza