Serbja që pushoi në Shqipëri e mahnitur: Të gjithë shqiptarët ma bënin të njëjtën pyetje

30 vjecarja Nevena Shunjevariq nga Beogradi ka zgjedhur këtë vit Shqipërinë për pushimet e saj verore.
Nevena vizitoi vendet më të bukura në Shqipëri gjate kohes se pushimeve.

Ajo me pas gjate nje interviste ka treguar se si e kaloi verën në një vend që, siç e pranoi edhe ajo, në Serbi kurrë nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë të bukur për të.

“Vendosa të shkoj me pushime në Shqipëri nga kurioziteti dhe në mënyrë që të zbuloja destinacione të reja, akoma jo të pëlqyeshme dhe të arritshme për ne. Në internet, kryesisht në faqet e huaja, mësova për ofertën e tyre dhe turizmin, deti shqiptar më dukej shumë i pastër nga fotot, kurrë nuk dyshoja nëse do të shkoja, edhe pas komenteve negative dhe skeptike nga mjedisi, të cilat më dhanë adrenalin dhe motivim shtesë për të shkuar në Shqipëri.

Në udhëtimin tim të parë për në Shqipëri, unë isha në tre vende të ndryshme: Vlorë, Borsh dhe Sarandë, sepse në 10 ditët që kalova atje, kam dashur të shoh dhe të përjetoj sa më shumë të jetë e mundur. Vlora është një qytet turistik shumë i zhvilluar, me një shëtitore të mrekullueshme përgjatë detit, me shumë restorante me peshk deti të freskët me çmime shumë të përballueshme. Borshi është një fshat i bukur simpatik pa turma, i cili është më i bukuri nga tre vendet që vizitova”, shprehet ajo.

“Nuk ka shumë turistë nga Serbia në Shqipëri, kështu që ata janë kryesisht entuziastë dhe shumë të sjellshëm me ne, të moshuarit na kuptojnë dhe unë mund të komunikoja me ta. Ata kryesisht pyesin për situatën në Serbi dhe standardin tonë dhe nëse është hera e parë që vizitoj vendin e tyre. Nuk kam dëgjuar absolutisht asnjë koment negativ dhe as kam pasur përvoja negative”, u shpreh ajo.

Madje Nevena thotë se sapo situata me pandeminë të përmirësohet do të kthehet sërish në Shqipëri. Mirepo e vetmja gjë negative që tha per keto pushime ishte prania e madhe e maceve dhe qenve endacakë në plazhe, por gjithsesi nuk e mund aspak bukurine e vendit tone.
“Eshtë e bukur të kalosh verën atje. Do ta vizitoj përsëri Shqipërinë, kjo është e sigurt, sa më shpejt që situata të ma lejojë”, përfundon rrëfimin ajo.