Home TE NDRYSHME Covid-19/ Ja cilat janë shtetet ku shqiptarëve iu kërkohet tampon ose karantinim

Covid-19/ Ja cilat janë shtetet ku shqiptarëve iu kërkohet tampon ose karantinim

73
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar për ndryshimet më të fundit që mund të kushtëzojnë lëvizjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Në këtë kuadër u publikua gjithashtu edhe një listë që jep informacione të detajuara pë lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit.
Dje madje u njoftua se Italia do të ofrojë tamponë falas për të gjithë qytetarët që vizitojnë shtetin fqinj dhe qe nuk e kane te detyruar paraqitjen e testit te covid.

Itali

Dekreti i datës 12 gusht 2020, i Shtetit italian, lidhur me hyrjen në territorin e Italisë, kërkon paraqitjen e testit me rezultat negativ për COVID-19 për udhëtarët nga Malta, Spanja, Greqia dhe Kroacia, link: http://www.salute.gov.it/portale/homeMobile.jsp.

Greqi

Shtetasit shqiptarë me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ do të kërkohet duke filluar nga data 17 gusht.

Spanjë

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Spanjë:
Kur kanë leje qëndrimi të vlefshme;
Kur kanë arsye esenciale, të cilat justifikojnë qëllimin e ardhjes;
Spanja nuk aplikon, deri tani, regjim karantine për shtetasit shqiptarë.

Belgjikë

Për shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë në Belgjikë (vetëm udhëtime esenciale nëse nuk kanë dokumente qëndrimi), është i detyrueshëm plotësimi i formularit 48 orë përpara udhëtimit dhe karantinimi prej 14 ditësh.

Luxembourg

Në pritje të përgjigjes zyrtare nga auotoritetet.

Mbretëri e Bashkuar dhe Irlandë

Në MB dhe Irlandë, mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve (Irlandë dhe MB) dhe të gjithë shtetasit e tjerë (perfshirë ata shqiptarë) që kanë leje qëndrimi në këto vende.
Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, i nënshtrohen karantinimit 14 ditë

Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Islanda në vijim të Rekomandimeve të Këshillit të BE, për shtetet anëtare të BE, kanë vendosur zgjatjen e përkohshme të ndalimit të hyrjeve në EU nëpërmjet këtyre vendeve për shtetet jashtë BE/ZEE.

Zvicër

Aktualisht hyrja e shtetasve shqiptarë nuk është e lejuar, me përjashtim të rasteve të veçanta, siç mund të jenë emergjencat shëndetësore, familjarë të shtetasve zviceranë apo atyre me rezidencë në Zvicër, etj.
Ndërkohë për shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo shtetas zviceranë të cilët mund të kenë ardhur në Shqipëri për arsye turizmi apo pune, nuk aplikohet karantinimi i detyrueshëm.

Gjermani

Sipas udhëzimeve të MPJ gjermane dhe MB pas hyrjes në Gjermani pas qëndrimit në një zonë rreziku ku përshihet edhe Shqipëria udhëtarët duhet të: vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani; izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm; me email ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit / akomodimit në landin përkatës.

Austri

Momentalisht shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Austrisë dhe situata nuk duket se do të ndryshojë së shpejti. Gjithashtu, hyrja nga Shqipëria edhe e shtetasve me leje qëndrimi lejohet nëse personat kanë test negativ, i nënshtrohen karantinimit ose kryejnë testin brenda 48 orëve nga hyrja.

Franca dhe Portugalia nuk lejojnë udhëtimin drejt tyre të shtetasve shqiptarë të cilët nuk janë të pajisur me vizë D të vlefshme apo me leje qëndrimi në këto 2 vende. Përjashtim bëjnë vetëm diplomatët, vizitat zyrtare si dhe punonjësit e transportit apo stafet mjeksore dhe humanitare.

Mali i Zi

Në Mal të Zi shtetasit shqiptarë mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë.

Rumani

Rumania për momentin nuk lejon hyrjen e shtetasve shqiptarë që nuk kanë leje qëndrimi apo vizë afatgjatë në Rumani ose në një vend të BE-së.
Gjithashtu, në këto momente, Shqipëria nuk ndodhet në listën rumune të vendeve me risk të lartë epidemiologjik. Për rrjedhojë, nuk është detyrim karantinimi apo vetë izolimi.

Maqedoni e Veriut

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shtetasit shqiptarë aktualisht mund të udhëtojnë pa asnjë detyrim karantinimi apo testi negativ për Covid 19.

Hungari

Personat që vijnë nga vendet e kategorisë së kuqe, ku aktualisht përfshihet edhe Shqipëria, duhet të karantinohen për dy javë në Hungari. Pra, ky rregull nuk ka si kriter shtetësinë e qytetarëve por vendet nga vijnë.

Turqi

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë dhe nuk ka regjim karantine të detyruar