Sara habit me postimin, tregon se është ndarë nga Atdheu/ Ja çfarë i ka bërë ai: Nuk kam besim më te asnjë mashkull

Sara dhe Atdheu janë nga nga çiftet e programit Përputhen. Dyshja u larguan bashkë nga programi teksa deklaruan se janë të interesuar për ta njohur njëri-tjetrin jashtë.

Kaq e kishte edhe romanca e tyre! Sara dhe Atdheu i japin fund lidhjes

Mirëpo siç duket kaq zgjati romanca e tyre! Çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe këtë e konfirmoi së fundmi edhe vetë Sara.

Ajo me anë të disa postimeve në Instagram, tregoi se tashmë është beqare! Menjëherë pas këtij postimi, ajo ndau foton e një gjarpri të cilën e mbishkroi me mesazhin që nuk i beson më askujt.

Por jo vetëm kaq, fjalën e fundit mbi këtë ndarje e thotë dhe fakti se ajo ka fshirë tashmë të gjitha foto me Atdheun nga profili i saj në Instagram.