Kur ju jeni infektuar me covid shenjat do te shfaqen brenda 12 ditesh pasi cdo person ka simptomat e tij.
Plus qe varet nga imuniteti qe ka dhe personi.
Në raste të lehta, simptomat janë të ngjashme me ftohjen dhe gripin.
Ndersa në raste të rënda, virusi mund të kalojë në mushkëri dhe të shkaktojë pneumoni dhe simptomat të zgjasin më shumë. Këta individë zakonisht shtrohen në spital dhe kurohen nën vëzhgimin e specialistëve. Mjekët kryejnë skanimin CT për mushkëritë për të parë se si po ndikon virusi në organizëm.
Sa zgjasin simptomat e Covidit dhe kur një person nuk përbën
Sa kohë duhet të kalojë që një person të mos e transmetojë virusin?
Në përgjithësi, një person quhet i parrezikshëm për të transmetuar virusin kur plotëson këto kritere:
– të kenë kaluar 10 ditë nga dita kur u shfaqën simptomat e para;
– të kenë kaluar 24 orë pa ethe dhe temperaturë si edhe pa përdorur medikamente për uljen e temperaturës.
– simptomat e koronavirusit të jenë në përmirësim