“Ja kur duhet të shqetësoheni!” Skender Brataj tregon një tjetër shenjë te re te koronavirusit

Skënder Brataj ka thene se shenjat e covid jane:“Kap çdo organ, nuk është thjesht i mushkërive.

Shenjat e simptomat tipike janë kollë temperaturë, dhimbje koke, fyti, vështirësi në frymëmarrje, por këto të gjitha nuk shfaqen njëherësh, do shfaqen hap pas hapi.

Tipike është dhimbja e kokës, dhimbje të forta koke që kam parë edhe vetë në pacientë të ndryshëm që referojnë se dhimbja është në vijimësi dhe është tipike e këtij vir usi, – vijoi ai. –

Po ashtu humbja e shijes dhe nuhatjes që për fat të mirë korrespondon në format e lehta më shumë i përhapur.

Shenjat e tjera, janë bashkëshoqëruese. 3-5 ditët e para, pacienti nëse e ka formë të lehtë, do ndryshojë. Nëse do vijojë pas javës së parë ashpërsimi i simptomave të jeni të sigurt që do përkeqësohet.

7-14 ditët e para është kyçi i suksesit të monitorimit dhe trajtimit të pacientit”.Brataj ka treguar se çdo njeri që dyshon se është i prekur nga Cov id 19, duhet të vlerësojë edhe ngjyrën e lëkurës në disa pjesë të trupit të tij.

“Ekzaminimi objektiv nga koka te këmbët na thotë shumë, ngjyra e lëkurës, e buzëve, qafa, na tregojnë, dëgjimi i pulmoneve, majat dhe bazën, ka zhurma respiratore, të gjitha na thonë diçka. Nëse dëgjojmë fishkëllima janë akoma te bronket, – shtoi ai. – Me këtë sëmundje që jemi, sot triazhi është thelbësor dhe te pacienti që dyshohet, se jo çdo dhimbje e kollë është Cov id. Do e orientojmë të izolohet se është i dyshuar”.

Brataj tha se është e rëndësishme që pacientët të mos qëndrojnë shtrirë për një kohë të gjatë. “Qëndrimi shtirë është faktor favorizues më shumë për gjendjen me kor onav irus, sado në moshë të jeni këshillollohet të lëvizni e mos rrinë shtrirë 24 orë”.Forma e lehtë e virusit sipas tij, karakterizohet nga shenja të lehta, e “në këto momente nuk këshillohet të bëhet imazheri, pas 5 ditësh i këshilloj njerëzit të bëjnë analizat e gjakut, ato janë tregues”.

Ndaj ruani veten tuaj dhe familjen tuaj