Home TE NDRYSHME Rudina Xhunga tregon pse Sokol Balla i zë vendin në çdo televizion:...

Rudina Xhunga tregon pse Sokol Balla i zë vendin në çdo televizion: Herën e fundit pyeta burrin dhe më tha…

227
0

Rudina Xhunga ka treguar sot me shumë sportivitet se pse Sokol Balla e ka zëvendësuar në cdo televizon që ka qenë ajo më parë.

E ftuar në Shiko kush Luan, në sfidën përballë Anita Haradinajt, Xhungës iu drejtua edhe një pyetje lidhur me faktin se në çdo televizion që është ajo, shkon dhe e “zëvendëson” Sokol Balla. Kështu që gazetarja na tregoi si qëndron e vërteta e kësaj “përndjekjeje”.

“Rudina, si është e mundur që në çdo televizion ku ti ke punuar më parë ka ardhur më pas Sokol Balla dhe ty të është dashur të largohesh. Sot në “Shiko Kush Luan” duam të dimë nëse ka qenë kjo zgjedhje e juaja apo ka patur arsye të tjera?! Ndaje me ne ose digju…” ishte kjo pyetja që i drejtoi Anita.

“Nuk digjem unë për Kol Ballën. Nuk ka qenë zgjedhja ime, nuk ikën njeri nga qejfi, por herën e fundit e kam pyetur burrin: Në “Dritare”, po erdhi Koli, çfarë bën ti? Kështu që unë nuk i ndahem “Dritares”, im shoq tha: Me ty përjetë, me Kolin jo, unë nuk ndahe. Kështu që unë deri në fund me Dritaren. Se me frikë është kjo punë ” u shpreh Rudina Xhunga në sfidën “Ndaje ose digju”.