Gruaja i ndërroi jetë nga Covid-19, rrëqeth me rrëfimin burri: Ajo pati vetëm kollë, nuk gëzoi dot as fëmijët e saj

Një grua në Britaninë e Madhe ka humbur jetën disa ditë pasi rezultoi pozitive ndaj koronavirusit ndërsa kishte vetëm kollë. Bashkëshorti i saj ka rrëfyer se si gruaja e tij, Helen, 54 vjeçe, me të cilën gëzonte 3 fëmijë, nuk arriti ti mbij etonte.

Gruaja ndërroi jetë më 30 Dhjetor, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar në spital. Në një intervistë për ‘Wales’, Rob Hurley rrëfeu historinë e trishtë duke thënë: “Gjërat u përkeqësuan nga dita në ditë.

Një ditë pasi u shtrua në spital, mjekët i thanë Rob se Helen kishte nevojë të futej në kujdes intensiv dhe vendosi të pranonte për të mbajtur gjallë partneren e tij. “I thashë Helen se do të bëjnë më të mirën për ty dhe ajo pranoi. I thamë njëri-tjetrit ‘të dua’ dhe këto ishin fjalët e fundit që folëm”, rrëfeu Rob i trishtuar.

Ai së bashku me tre fëmijët, Kyle, Carly dhe Caitlin falenderuan stafin mjekësor të kujdesit intensiv që qëndruan pranë Helen deri në momentin e fundit.