Si çdo puntatë në emisionin e saj, Rudina Magjistari poston fotot e të ftuarve në profilin e saj në rrjete sociale. Por, teksa ka postuar foton e aktores së njohur të humorit , Delinda Disha me djalin e saj të vogël. Por, në vend të fjalës ‘djali’, moderatorja ka shkruar dhali, duke shkaktuar mjaft komente që e korrigjojnë këtë fjalë që merret dhe me kuptimin e fjalës dhallë.
Por më pas, Rudina Magjistari e ka korrigjuar gabimin e saj, duke e bërë fjalën siç duhet të ishte.
“Në studio sot me aktoren e humorit, Delinda Disha, në një rrëfim për aktrimin, familjen dhe djalin e saj, Dasantinin,”– shkruan Rudina Magjistari.
“Djalin moj Rudina”,-shkruan një komentuese.
Jo po me dhallën Rudina”,- vijon një tjetër.