Rudina Magjistari bëhet nostalgjike dhe nxjerr foton e 20 viteve më parë/ Nuk do ta besoni sa ka ndryshuar

Ajo është padyshim një ndër moderatoret më të dashura shqiptare. Bëhet fjalë pr moderatoren Rudina Magjistari, e cila na shoqëron në ekranet tona çdo pasdite.

Ditën e sotme ajo është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivat e fotove e videove që ka ruajtur prej vitesh. Përmes disa postimeve në “Instagram”, Rudina ka kujtuar fillimet e karrierës së saj në televizion.

Ajo ka ndarë më ndjekësit disa imazhe të shumë viteve më parë, ku ajo shfaqet në skenë duke prezantuar. Magjistari mban veshur një fund dhe bluzë e nga ana tjetër flokët i ka të lëshuara.

“Copëza kujtimesh në skenë. Viti?”, ka shkruar moderatorja e njohur bashkëngjitur postimit, duke i lënë ndjekësit ta gjejnë vetë kohën se kur janë realizuar ato.