Home TE NDRYSHME Dikur ishte ministër i rendesisshem, ndersa sot ai shpërndan pica : Ja...

Dikur ishte ministër i rendesisshem, ndersa sot ai shpërndan pica : Ja cfare thote

244
0

Ish- Ministri afgan Sayed Sadaat, i cili është shpërngulur në Gjermani në shtator të vitit të kaluar, tashmë shpërndan pica në Leipzig.

Ai u shpërngul në Gjermani për një jetë më të mirë, ndërkohë për mediat gjermane është shprehur se fillimisht ë është kritikuar nga familjarët për punën që bënte si shpërndarës picash.

49-vjeçari, ka thënë se nuk ka bërë asgjë që të ndihet keq dhe se puna është punë.

“Unë nuk kam bërë asgjë për t’u ndjerë keq. Shpresoj që edhe politikanët e tjerë të ndjekin të njëjtën rrugë, duke punuar me publikun dhe jo thjesht duke u fshehur”, tha ish-ministri, duke qëndruar me uniformën e tij portokalli pranë biçikletës së tij.

Ai ka edhe pasaportën britanike, ndërsa thekson se pjesa më e vështirë është të mësojë gjuhën dhe jo puna, për të cilën ndihet shumë krenar dhe nuk turpërohet aspak.