Një prej këngëtareve më të njohura të viteve 2000 në vend ka qënë edhe Elda Shabani, e cila mbante emrin e artit Madonna shqiptare.
Gjatë atyre viteve, Elda ishte e njohur për këngët e saj dhe për flokët biondë që i përngjanin Madonnës së vërtetë.
Pas më shumë se 15 vitesh, Madonna shqiptare ka qënë e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në pesë”. Tashmë 43- vjeçarja është shumë larg vajzës bionde që të gjithë mbajmë mend.