Rikthehen reshjet e shiut në vend, ja si do të jetë moti ne ditet ne vijim

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak ka nxjerrë parashikimin e motit rreth javës që presim.

Dita e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në orët e vona të mbrëmjes.

Dita e martë do të nisë me vranësira të cilat gradualisht do ja lënë vendin kthjellimeve, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën veriore të vendit.

Dita e mërkurë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cila në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Ditën e enjte do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara në veri të vendit ku do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e mesditës.

Era do të jetë kryesisht kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të merkurë do të fitojë intensitet hera-herës deri në 15-20m/s.

Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.