Reagon italiani që bëri dasmën me çek fallco. Sjell euro me shume se sa ishin shpenzimet

Shfaqet italiani i çekut fallco. Ai u akuzua se iku pa paguar shpenzimet e dasmës dhe gjithë harxhet e tjera duke i lënë pronarit një çek që nuk mund të kryente asnjë veprim.

Italiani organizoi dasmën me qindra të ftuar në një hotel në Vlorë disa ditë më parë, dhe në fund u largua pa paguar, pasi mashtroi pronarin me një çek të falsifikuar.

Por, mësohet se, ka dërguar 500 eurot e para pronarit të biznesit në Vlorë, pas publikimit të lajmeve në mediet shqiptare, megjithëse është një shumë e vogël në krahasim me atë që i takon në total, që është plot 5 mijë euro.