Ramën e presin probleme pas zgjedhjeve? Nisin protestat: Jemi me Bashën, votat u shitën

Një tjetër degë që ka dalë në mbështetje të kryetarit të PD, Lulzim Basha,është edhe ajo e Krujës, ndërsa shton se populli votoi masivisht por k rimi dhe shitblerjet e votave d ëmt uan zgjedhjet.

Ne si Parti Demokratike Dega Krujë shprehim mbështetjen maksimale për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha.

Partia Demokratike u paraqit në zgjedhjet e 25 Prillit me një program e platformë të qartë në ndihmë të qytetarëve në ndryshim nga partia në pushtet e cila e kaloi të gjithë fushatën me tallje e fyerje për qytetarët.

Populli votoi masivisht për ndryshim por ndikimi i grupeve kriminale dhe shitblerja e votës e dëmtuan proçesin zgjedhor.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen që na jepni çdo ditë dhe ju premtojmë se nuk do të reshtim kurrë në betejën tonë për Demokraci.

Demokratët krutanë: Jemi me Bashën: Populli votoi masivisht për ndryshim por ndikimi i krimi dhe shitblerja e votës e dëmtuan zgjedhjet