Lajme te mira per te gjithe ata qe kerkojne nje pune.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishin diten e sotme në zonen e Bathores, për të vizituar nga afër fabrikën me të re në industrinë e automobilave që pritet të hapet së shpejti.
Ky biznes do të hape shumë vende të reja pune. Kreu i qeverisë njofton se bëhet fjalë për 2 mijë vende deri në fund të vitit 2021, dhe deri në 5 mijë në vijim.
Ja dhe statusi i plote
Bathore, Tiranë – Një tjetër fabrikë e re për industrinë e automobilëve hap së shpejti dyert e saj falë investimit të kompanisë japoneze Sumitomo, një prej gjigandëve aziatikë të kësaj industrie
Jo vetëm vende të reja pune (afro 2000 të tilla deri në fund të vitit 2021 dhe deri ne 5000 në vijim) dhe paga me perspektivë rritjeje të lartë, por edhe një konfirmim i rëndësishëm i potencialit të Shqipërisë, si një vend i duhur për zgjerimin e investimeve në këtë industri me rëndësi të madhe në çdo aspekt.
Shpresojme te behet me mire.