Sot ne mesdite kryeministri Edi Rama ka publikuar rregullat e levizjes per ne fundjave.
Keshtu ai ka njoftuar se ne zonat e gjelbra do te lejohet levizja e qytetareve dhe e automjeteve e lire deri ne oren 21:00. Mirepo ne qytetet si Tirana, Durresi, Fieri, Kruja, Shkodra dhe Kurbini do te vijoje izolimi edhe per fundjaven, madje qe prej dates 11 Maj do te vendosen edhe postblloqe qe nuk do te lejojne hyrje-daljet e mjeteve te paautorizuara.
Ne fundjave kudo do vazhdoje e njejta gjendje, leja per pensionistet do jete deri ne 9:30 dhe nga ora 10:30 deri ne 17:30 mund te dalin prinderit me femijet deri 14 vjec.
Kurse per grupmoshen e adoleshenteve mbi 14 vjecare kjo mund te jete kjo fundjava e fundit ku do kene ndalim daljeje.
Shpresojme ne vazhdimesi qe gjendja e numrit te te infektuarve dhe e te shtruarve ne spital te jete duke u shuar ne menyre qe te gjithe shqiptaret te dalin te shijojne pranveren si dikur.