Pse shqiptarët kane imunitet me te forte nga koronavirusi, mjeku njohur ben deklaraten

Profesor Alketa Koroshi thote se:“Shihet që në vendin tonë ka një prekje më të vogël dhe agresiviteti i virusit është më i zbutur, gjë që ka rezultuar në vdekje më të pakta, në krahasim me vendet e Europës Perëndimore. Mundet të jetë efekti i vaksinave të bëra më parë kundër tuberkulozit, por kjo nuk është vërtetuar shkencërisht. Nuk përjashtohet që popujt e Ballkanit të kenë një gen të veçantë, pra një ADN më ndryshe nga popujt e tjerë të Europës”, bën me dije profesori.

Në vendin tonë janë konfirmuar 803 persona pozitivë me COVID-19. Ka hipoteza që virusi mund të ketë qarkulluar më herët, përkatësisht në janar dhe shkurt. Mendoni që duhet të kryhet testimi serologjik për popullatën, për të kuptuar shtrirjen e këtij infeksioni, njëkohësisht për t’u ballafaquar edhe me situatën reale?

Profesor, nga 229 persona që janë të infektuar aktivë, 34 janë duke marrë trajtim mjekësor të specializuar, pjesa tjetër janë duke u ndjekur në kushte shtëpie nga mjeku i familjes. Mendoni që kjo e përkeqëson situatën e tyre?

Thënë ndryshe, a ka predispozitë ky infeksion të shfaq komplikacione, që mund të jenë të parikuperueshme në momentin që nuk ofrohet menjëherë trajtimi spitalor? Është e pamundur që gjithë njerëzit e infektuar me virusin COVID-19 të trajtohen në kushte spitalore. Ka shumë njerëz që janë asimptomatikë ose që kanë simptoma të lehta dhe këta përbëjnë shumicën dërrmuese të të prekurve. Në spital do trajtohen vetëm ata me simptoma të shprehura, që kanë nevojë për asistencë mjekësore më të kualifikuar.

Pjesa tjetër duhet të trajtohet detyrimisht nga mjeku i familjes. Veç asaj, shumë pacientë me infeksionin viral të sipërpërmendur kanë sëmundje bashkëshoqëruese, të cilat njihen më mirë dhe trajtohen më mirë nga mjeku i familjes. Kështu, dihet që më të predispozuar për të kaluar një formë më të rëndë të sëmundjes kanë pacientët me sëmundje të zemrës, me hipertension arterial apo diabetikët.

Ky infeksion virusal nuk është thjesht klinikisht vetëm problem i infeksionisteve. Duhet kujdes nga shumë specialiste, sepse koronavirusi nuk dëmton vetëm mushkëritë, por dëmton edhe veshkat edhe zorrët, edhe zëmrën, edhe mëlçinë. Madje mund të shkaktojë edhe çrregullime të sistemit nervor dhe të enëve të gjakut. Në shumë raste, koronavirusi thellon komplikacionet për pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera, çka e bën gjetjen e një mënyre efikase për shërimin e tyre edhe më të paqartë.