Propozohet ligji i pazakontë gjobë për prindërit që s’martojnë fëmijët deri në 18 vjeç

Një politikan pakistanez ka paraqitur së fundmi një projektligj që do ta bënte martesën të detyrueshme për personat e moshës 18 vjeç dhe të ketë gjoba për prindërit që nuk binden.

Syed Abdul Rasheed, një kandidat i aleancës politike të ekstremit të djathtë, propozoi ligjin në Asamblenë Provinciale Sindh të Mërkurën.

Projekt-ligji, i quajtur Akti i Martesës së Detyrueshme të Sindh, 2021, rekomandon gjoba prej 7 dollarësh, për prindërit që nuk arrijnë të martojnë fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeç.

Nëse një martesë vonohet pas kësaj moshe, prindërit do të detyrohen të japin një arsye të justifikuar për vonesën.