Koronavirusi e ka gjunjezuar vendin dhe ndryshuar jeten ne vendin tone por me i keq se koronavirusi eshte politika jone qe per 30 vjet vetem se rrenon kete popull.
Ndersa Ilir Meta ka bere nje reagim te papritur ku shfaqet teper i shqetësuar per gjendjen ekonomike të krijuar ne vend nga pandemia e koronavirusit ne vend, e cila ka bërë që të mbyllen mijëra qepena të biznesit të vogël në mbarë vendin.
Kreu i shtetit i bën thirrje Qeverisë qe të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase pothuajse nese vazhdon me kete ritme brenda 2 viteve biznesi vogel do te deshtoj dhe mijra njerez do te ngelin pa pune dhe varferia do te shtohet edhe me shume.
Ndaj duhen politika te reja por kushdo qe ta marr kete vend politika do te punoj per ta zhytur dhe me keq dhe duke larguar ne mas shqiptaret drejt evropes per nje jete te re per shkak te varferise ne kete vend.
Reagimi i Presidentit Meta:
Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë koronavirus
Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.