Ngjarja ka ndodhur ne Itali ku nje infermier 59 vjecar qe punonte ne spital ka marre pa leje furnizime mjekesore prej pacienteve apo kolegeve te tij.
Ky nuk eshte dikush me precedent penal por nje infermier i ndihmes se shpejte qe ka marre fshehurazi me sa duket ato produkte qe gjenden ne sasi te limituar edhe ne Itali si produkte sterilizimi, doreza, garza dhe maska.
Stafi i mjekeve e quajne nje dem te madh jo vetem per ata kolege por per qindra te semure me te cilet duhet te perballen cdo dite.
Mesohet qe burri ishte nen hetim prej disa kohesh dhe u kap ne flagrance kur po i fuste keto produkte ne makinen e tij pasi mbaroi turnin dhe aty i gjeten pajisjet mbrojtese dhe dezifektantet.
Ai i kishte fshehur ato edhe ne shtepine e tij ku policet pasi i kontrolluan shtepine e tij ne Lariano gjeten te tjera produkte shendetesore.
Por ende nuk dihet nese i ka marre ato per konsum vetjak apo per t`i shitur me nje cmim me te larte tek individe private.
Pasi e vertetuan se ishin materialet e dhomes se urgjences ai u prangos dhe ndodhet ne burgun Regina Coeli