Home TE NDRYSHME “Do iki qederi se është ilaç i mirë Piperi”/ Letra e bukur...

“Do iki qederi se është ilaç i mirë Piperi”/ Letra e bukur që u la mjekëve të Infektivit 80-vjeçarja e shëruar

182
0

Sot me date 5 Prill ka dale nga Spitali infekstiv plotesisht e sheruar, nje nene 80 vjecare nga Vlora. Nene Vezikoja se bashku me 3 anetae te familjes se saj ia dolen te mposhtin semundjen.

Por rasti i kesaj gruaje te moshuar eshte i vecante pasi nuk eshte larguar me nxitim prej spitalit, ajo u ka lene nje leter shume te bukur stafit mjekesor.

Letra eshte publikuar nga doktor Pellumb Pipero dhe aty lexohet falenderimi i saj per mjeket, infermieret dhe sanitaret.

Letra e saj shkruante:

Të dashur djem dhe vajza,

Ju falenderoj të gjithëve ju që punoni në spitale në këto ditë shumë të vështira. Ju falenderoj
për kujdesin që keni treguar për mua dhe për të gjithë.

Paçi shëndet në çdo shtëpi, doktorë, infermierë, sanitarë e të gjithë ju që bëni këtë sakrificë kudo. Dalshi faqebardhë dhe nga pleqtë marrçi uratën.

Njerëz do iki qederi, se është ilaç i mirë Piperi, me shokë.

Faleminderit e shëndet

Veziko 05/04/2020