“Po shkojmë drejt një kohe te veshtire”, paralajmërimi i fortë i Merkel, ajo tregon ç’duhet të bëjnë

Rasteve e jeteve te humbura dhe te infektuarve pothuajse u dyfishuan në Itali dhe keshtu të paktën nëntë vende në kontinent panë të enjten numrin më të lartë të infeksioneve ditore.

Ndaj nisur nga ky fakt Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania po shkon drejt ‘katastrofës’ pasi udhëheqësit rajonalë refuzuan të nënshkruajnë masat e saj të reja mbrojtese ndaj koronavirusit mes rasteve të rritura në Evropë.

Sipas Daily Mail, madje raportohet se Merkel humbi durimin me udhëheqësit e shtetit në bisedimet e natës vonë të mërkurën, duke u thënë atyre:
‘Ajo që kemi rënë dakord nuk është e mjaftueshme për të shmangur kátastrofën’.

Gjithcka u tha pasi ata ranë dakord për kufizime, te tilla si një orar ndalimi të orës 23:00 për bare dhe restorante, kufiri prej 10 personave në tubime dhe përdorimin e detyrueshëm të maskave në zona të jashtme.

Kjo vjen gjithashtu pasi Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Italia, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra regjistruan numrin më të lartë të rasteve ditore të enjten.

Gjermania, e cila regjistroi një rekord prej 6,638 rastesh, raportoi 33 humbje të reja në njerez të enjten, e cila është trefish më e lartë se shifra e regjistruar një javë më parë, e megjithëse akoma më pak se fqinjët e saj Evropian.

Por Merkel me tej tha:
‘Nëse më pyetni se çfarë është ajo që më shqetëson, është shkalla eksponenciale e rritjes qe po na ndodh. Ne duhet ta ndalojmë atë, sepse përndryshe kjo nuk do të përfundojë mirë’.

Ndersa ne fund ajo vuri në dukje gjithashtu se vendet fqinje evropiane duhej patjeter të merrnin “masa shumë drastike”.