Po numëron orët/ Orinda Huta tregon rrobat e vogëlushes të saj; Mezi po pres…

Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen së shpejti prindër të një vajze. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe tashmë kanë filluar me përgatitjet.

Së fundmi, me anë të një fotoje në Instagram, Orinda ka treguar rrobat e para të bebushes. Ajo i ka blerë një kostum të bukur rozë, të cilin e ka vendosur mbi krevatin që i kanë përgatitur, ku shihet dhe një lepurush.