Po këndonte live, këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bën gafën ‘epike’

Këngëtarja Elvana Gjata publikoi në prill mini albumin e saj “Çelu” për të cilin kishte bashkëpunuar me Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.

Mini albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë më së shumti balada: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”. Këto këngë, Elvana i interpretoi “live” pak javë më parë në emisionin “NIN”, ku në një moment gjatë performancës është ngatërruar.

Teksa po këndonte “A po vjen”, ajp u ngatërrua me tekstin dhe ndaloi. “Ah ta marrtë dr eqi! Ta marrtë dreqi me këtë strofën e dytë. Edhe një herë, më falni”, tha këngëtarja e ner vozuar, moment të cilin e ndau me ndjekësit në Tik Tok dhe Instagram.