E infektuar nga koronavirusi, mediat: Ministrja shqiptare në gjendje të rëndë

Ministrja e Punëve të Jashtme kosovare Donika Gërvalla raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi rezulton e prekur nga koroanvirusi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare.

Portali Metro ka raportuar lajmin në fjalë, duke iu referuar burimeve, ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, nga kabineti qeveritar kanë konfirmuar jozyrtarisht për Express se Gërvalla ndodhet në Gjermani.