Pëllumb Pipero ka thene se:“Zgjidhja nuk janë vetëm spitalet. Zgjidhja kryesore janë masat parandaluese që duhet të veprohet edhe me veprime apo masa të tjera kufizuese, para se të shikojmë masat e mbylljes. Unë nuk do të rekomandoja një mbyllje të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje.Ndaj duhet te ruani distancimin social.
Ne duhet të marrim masa kufizuese sa më të shpejta, veçanërisht sa ju takon lokaleve, veçanërisht atyre të natës, restoranteve pas orës 8.
Rekomandoj dhe kërkoj që të mbyllen. Baret e lokalet të kufizojnë numrin e karrigeve ose t’i heqin fare. Njerëzit të shkojnë për të pirë kafe dhe të ikin, të mos grumbullohen brenda. Njerëzit të mbajnë maska jashtë dhe brenda. Maska është mjeti kryesor për të parandaluar përhapjen e pandemisë.”
Pipero theksoi se shtimi i rasteve ditët e fundit ishte i pritshëm. Ai pranoi se kjo gjë ka ngarkuar edhe më shumë spitalet COVID. Sipas Pëllumb Piperos, 10-15% e rasteve kërkojnë hospitalizim.